0.8 C
Prizren
E martë, 19 Nëntor, 2024

Komuna e Prizrenit me reforma administrative për shërbime më të shpejta për qytetarë

Me qëllim të përmirësimit dhe thjeshtimit të procedurave administrative për qytetarë dhe biznese, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim të ngushtë me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore është duke u angazhuar në eleminimin e procedurave administrative të panevojshme dhe pa bazë ligjore, përshpejtimin e procedurave, uljen e kostove të tyre, si dhe evitimin e kërkesave për dokumente të panevojshme.

Projekti “Klima e investimeve në Kosovë” i cili ka filluar të implementohet nga nëntori i vitit 2018, kur është nënshkruar kontrata e marrëveshjes nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori rajonal i IFC-së, Thomas Lubeck është duke u financuar nga Qeveria e Zvicrës.

Cineplexx organizon eventin “Family Night” me çmim special të biletave

“Në këtë drejtim fillimisht janë identifikuar 161 procedura administrative, për të cilat është bërë analiza ligjore dhe ekonomike, në mënyrë që më pas të jepen rekomandimet për thjeshtimin e tyre. Të gjeturat kryesore janë prezantuar para kryetarit Haskuka dhe drejtorëve të Komunës së Prizrenit në raportin e titulluar ‘Analiza e Procedurave Administrative’, i cili u ndoq nga takime të shumta ku bashkërisht u diskutuan dhe u shqyrtuan miratimet e rekomandimeve për thjeshtim të procedurave”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Sipas këtij njoftimi, deri më tani Komuna e Prizrenit ka bërë dy ndryshime me vlerë të madhe në drejtim të thjeshtimit të procedurave administrative.

“Me ndryshimet e bëra, për çdo dokument, qytetari arrin t’i kursejë 0.20 euro si dhe minimumi rreth 15 minuta kohë pasi qytetarit i duhet që ta lë radhën e pritjes në mënyrë që të dalë jashtë objektit komunal për ta fotokopjuar letërnjoftimin dhe të kthehet përsëri në radhë. Në analizat e bëra nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), gjatë vitit 2018 nga gjithsej 202 150 aplikime për nxjerrjen e dokumenteve të Gjendjes Civile, vetëm kërkesa për të sjellë fotokopjet e letërnjoftimeve u ka kushtuar aplikuesve 154,139 euro, gjë që tani do të kursehet nga qytetarët e komunës”, ka njoftuar kjo komunë.

Komuna e Prizrenit ka ulur dukshëm numrin e bizneseve që paguajnë taksën vjetore të veprimtarisë komunale, përkatësisht nga 4 316 në 221 biznese.

“Si rrjedhojë, bizneset kursejnë rreth 610 847 euro për një vit”, është thënë në njoftimin e komunës që drejtohet nga Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një faqe lokale e...

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në Lybeçevë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Lybeçevë. Puna përfshin hapjen e kanaleve dhe largimin e shkurreve në rrugën...

Jam po aty

Lajmet e Fundit