Ndeshja Kosovë – Rusi luhet në Gjermani

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) më në fund ka vendosur se ku do të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rusisë në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje u takon eliminatoreve për “Euro 2021”, ndërsa është dashur të luhet në Prishtinë më 4 tetor. Por ishte shtyrë me vendim të UEFA-s, për shkaqe sigurie. Më pas UEFA vendosi që Kosova e Rusia më të mos përballen në futboll në ndeshje zyrtare, kurse vendosi që dy ndeshjet e futbollisteve të Kosovës dhe Rusisë të luhen në terren neutral, shkruan sot Koha Ditore.

Për ndeshjen, në të cilën Kosova është vendase, është vendosur që të luhet më 6 mars në stadiumin BRITA Arena në qytetin gjerman Wiesbaden. Rusia e pret Kosovën më 9 qershor.

UEFA nuk ka njoftuar se ku do të luhet ajo ndeshje, por sipas burimeve të gazetës ajo do të luhet në Lituani. Menjëherë më 10 mars, Kosova e pret Slloveninë, prej së cilës e ka humbjen e vetme në këtë cikël eliminator. Kosova është e katërta në grup me 6 pikë nga tri ndeshje.

Prin Holanda me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Sllovenia ka gjashtë pikë nga pesë ndeshje, sa edhe Rusia nga tri ndeshje. Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit