Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, ajo ishte e martuar me kompozitorin e mirënjohur Rexhep Mulliqi

Ajo gëzon epitetin “Bilbili i muzikës shqipe”, në nder të vlerave artistike gjatë karrierës së saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit