5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ministrja Dumoshi priti në takim kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutuan për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi shprehi gatishmërinë për përkrahjen e vazhdueshme të KOK-ut, me synimin që mbështetja të rritet vit pas viti në mënyrë që të arrihen sa më shumë suksese cilësi në fushën e sportit vendor.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi tha se “Ky vit do të jetë viti i olimpiadës, sepse Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet me shumë sportistë”.

Ndërkaq kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, uroi ministren Dumoshi për marrjen e detyrës së re dhe e falënderoi për gatishmërinë që shprehu ajo për të mbështetur edhe më tej Komitetin Olimpik të Kosovës. Gjithashtu, ai njoftoi ministren Dumoshi për proceset nëpër të cilat po kalon KOK-u.

Ata u pajtuan që sporti edhe më tutje të jetë prioritet i MKRS-së me fokus të veçantë në investimet kapitale në infrastrukturë, masivizimin e sportit, ngritjen e cilësisë dhe nxjerrjen e talenteve të reja.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit