Erdogan thotë se qeveria siriane do të paguajë çmimin për vrasjen e ushtarëve turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një “çmim shumë të shtrenjtë” për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave.Në Ankara, bisedimet midis Turqisë dhe Rusisë përfunduan pa një marrëveshje, për ndalimin e luftimeve ndërmjet forcave të presidentit Bashal-al Assad dhe rebelëve anti-qeveritarë.

Turqia përkrahë forcat rebele, ndërkaq Rusia mbështet presidentin, Bashar al-Asad.Forcat qeveritare siriane po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit, dhe disa pjesë të Alepos.Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë.Ankaraja vendosi mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane.

Në qytetin Nairab, rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, rrëzuan një helikopter që besohet se i përket qeverisë siriane.Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib. /REL

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit