22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Përurohet renovimi i shkollës “Heronjtë e Lumës” në fshatin Shkozë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë marrë pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve për renovimin e shkollës “Heronjtë e Lumës” në fshatin Shkozë.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Në këtë shkollë është rregulluar hapësira e nënkulmit, me ç’rast janë shtuar 3 klasa që mund të shfrytëzohen për kabinete dhe është bërë renovimi i tërësishëm i objektit duke përfshirë ndërrimin e dyerve, ri-instalimin e rrjetit elektrik, ujësjellësit, kanalizimit, pastaj instalimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, si dhe punime të tjera që kanë të bëjnë me dyshemenë, izolimin dhe fasadën.

Kryetari Haskuka me këtë rast i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle që t’i shfrytëzojnë këto hapësira të renovuara të cilat i përmirësojnë dukshëm kushtet për mësim në shkollë.

Punimet e këtij projekti kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar dhe dinamika e punimeve është përfunduar sipas planit të paraparë.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit