17 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Ylli kualifikohet në finale, ka mundur Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12. Por, Bashkimi u këndell në periudhën e dytë, duke u rikthyer në lojë, madje barazoi shifrat në 31:31, për të kaluar më pas në epërsi 33:35, por skuadra therandase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 38:35. Në periudhën e tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, derisa Ylli sërish e nisi më mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:11, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 56:46 për skuadrën nga Theranda.

10 minutat ishin tërësisht të barabartë, ku Ylli ruajti epërsinë e krijuar, derisa Bashkimi nuk arriti përmbysjen dhe në fund Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 79:69, derisa në finale e pret fituesin e ndeshjes Rahoveci – Peja. Te Ylli u dalluan Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14, Jameel McKay me 10 pikë e 15 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë e pesë kërcime, derisa te Bashkimi më të mirët në parket ishin Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 16 dhe Terik Bridgeman me 16.

Më Shumë

Penza fiton ndaj skuadrës prizrenase, Junior 06

KBF Penza e mposhti KBF Junior 06 me rezultat 98-84. Nicole Terry për herë të tretë në këtë stinor shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. Ajo...

Penalltia e Gërbeshit, i sjell fitoren shpresëdhënëse Rahovecit

Rahoveci ka arritur sot që të shënojë vetëm fitoren e dytë kampionale të stinorit në Ligë të Parë - Grupi A! Kjo është fitorja...

Lajmet e Fundit