13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Deputeti i VV-së, Rexhaj, i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk do të pasurohemi në emër të kombit dhe luftës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili ka komentuar deklaratat e tij, për taksën.

Ai, Haradinajt ia ka përmendur qeverisjen e tij,” ndër më të këqijat dhe më të korruptuarat që ka pasur ndonjëherë Kosova”.

“Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vonë mbrëmë e lexova se ishte marrë me qëndrimet të cilat i kam shprehur në opinionin publik rreth taksës dhe reciprocitetit, e kishte përmendur Prekazin e lavdishëm dhe deri tek aspekti personal duke më quajtur adoleshent politik. Ne mund të jemi më të rinj se z. Haradinaj, dhe sigurisht nuk kemi përvojë në pushtet, por ne jemi të vendosur të mos i përsërisim gabimet e të shkuarës. Nuk do të pasurohemi në emër të kombit dhe të luftës, duke vjedhur ne asfalt, në tenderë, e deri në libra të fëmijëve në shkolla”, shkruan Rexhaj.

“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, nuk jemi nga ata që flasim shumë dhe pastaj ia dhurojmë 8200 ha Malit te Zi”.

“Z. Haradinaj ka meritat e veta, por ato merita i ka para 20 vitesh. Sa për qeverisjen e tij, ajo sipas gjithë parametrave ka qenë ndër më të këqijat dhe më të korruptuarat që ka pasë ndonjëherë Kosova”.

“Në veprimin politik asnjëherë nuk ndihem i fyer nga askush qoftë edhe nga ish-kryeministri, sepse edhe ai vet e di përkushtimin që kam për vendin”.

“Por, ai nuk mund ta harroj që 8200 ha tokë sot gjenden kah Mali i Zi, të cilën pjesë të Kosovës dikur e mbronte së bashku me ne!”./PrizrenPress.com/

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Më Shumë

Kroati Josip Ziziq, fitues i truneut ‘Adem Jashari’

Boksieri kroat Josip Ziziq në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria,...

Kontrabandonin municion nga Serbia, arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që po kontrabandonin municion nga Serbia, për poligonët e armëve në Kosovë. Gjatë kontrollit në automjetin e të...

Lajmet e Fundit