8.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Renovohet salla e edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimit të sallës së edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Me këtë rast kryetari Haskuka tha se përurimi po bëhet paksa me vonesë, por me vonesë të arsyesshme, për shkak të strehimit të rreth 120 personave të prekur nga tërmeti i Shqipërisë në këtë sallë.
Në kuadër të renovimit të sallës është ndërruar dyshemeja, janë ndërruar dyert dhe dritaret, është bërë instalimi i ngrohjes qendrore dhe ri-instalimi i rrejtit elektrik, ujësjellësit e kanalizimit, pastaj është rregulluar ventimi i sallës, janë vendosur pajisje dhe rekuizita të reja sportive, janë renovuar zhveshtoret dhe nyjet sanitare, si dhe janë bërë punimet e tjera ndërtimore brenda dhe jashtë objektit.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

 

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit dhe UPZ nënshkruajnë marrëveshje trevjeçare bashkëpunimi

Gjykata Themelore në Prizren dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin...

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – arrestohet i dyshuari në Prizren

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të pronës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person...

Lajmet e Fundit