3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Buja shkel ligjin, njeh diplomat e dyshimta

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja, nuk është duke e marrë për bazë rekomandimin e kryetares së bordit të akreditimit, Ferdie Zhushi-Etemi, për mosnjohjen e diplomave të dyshimta që udhëzimi i MASHT-it po i lejon.
Mosnjohja e Udhëzimit Administrativ për nostrifikimin e diplomave të fituara jashtë vendit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka krijuar dyshime mbi rregullimin ligjor të kësaj çështjeje në Kosovë. Ministria e Arsimit nuk po pranon se ky udhëzim duhet të ndryshohet, e në anën tjetër Agjencia ka bërë të ditur se nuk do ta zbatojë.

Ekspertë të arsimit, legjislacionit, analistë… kanë kërkuar që Udhëzimi Administrativ të mos tejkalojë ligjin dhe përderisa MASHT-i dhe AKA kanë kundërshtime rreth këtij udhëzimi, sipas tyre duhet të ndërhyjë gjykata.

Ministria, sipas juristëve, duhet të kërkojë edhe nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit interpretim sipas Udhëzimit Administrativ për Standardet e Hartimit të Akteve Normative, në lidhje me përputhshmërinë e Udhëzimit Administrativ me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Ferdije Zhushi-Etemi, të mërkurën ka thënë se agjencia ka dhënë vlerësimin e saj për udhëzimin dhe mbetet e shqetësuar për uljen e kritereve të cilësisë. Ajo nuk ka pranuar të komentojnë raportet MASHT-AKA, pas deklarimit të agjencisë se nuk do të njohë vendimin e saj.

Ndërsa, burime të gazetës brenda Ministrisë së Arsimit kanë thënë se udhëheqësit e kësaj ministrie e kanë marrë me shqetësim reagimin e agjencisë, por duke ditur se agjencia nuk ka kompetenca ta shfuqizojë udhëzimin, por vetëm ta denoncojë, MASHT nuk po vepron ta ndryshojë vendimin.

Ndërkaq, Arbër Morina, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka theksuar se të pakënaqurve nuk iu mbetet tjetër veçse të zbatojnë legjislacionin. Morina tha se Ministria ka punuar në udhëzim sipas ligjit dhe nuk mund të veprojë ndryshe. /Zëri/

Më Shumë

Ylli fiton përballjen ndaj prishtinasve në kryeqytet

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet në kuadër të javës së 15-të të ProCredit Superligës me rezultat 94:82 (26:14, 17:30,...

Vështirësi në komunikacion në disa akse rrugore në Malishevë pas reshjeve të dendura

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës është vështirësuar qarkullimi i automjeteve,...

Lajmet e Fundit