12.4 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Coronavirusi, kontrolle mjekësore në pikën kufitare të Morinës

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrolleve në pikat kufitare, është vënë në praktikë edhe në pikën kufitare të Morinës.

Dy ekipe mjekësh monitorojnë situatën 24 orë. Epidemiologu pranë njësisë vendore të shëndetësisë në Kukës, Faton Zenelaj, tha për Radio Kosovën se prej një muaji që janë në vëzhgim të udhëtarëve, të cilët hyjnë dhe dalin në Kufirin e Morin – Vërmicë, nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.

“Siç e dini ne këtu ndodhemi prej një muaji. Kemi ngritur dy grupe të punës dhe po e bëjmë monitorimin e situatës 24 orë. Duke parë rastet MSH ka ngrit Task-forcën dhe ka vendosur të dyfishojë personelin”, thotë ai.

Asnjë rast deri më tani me Coronavirus në Kosovë, Klinika Infektive me hapësirë të veçantë për trajtimin e pacientëve

Asnjë rast deri më tani me Coronavirus në Kosovë, Klinika Infektive me hapësirë të veçantë për trajtimin e pacientëve

Zenelaj tha se situata është nën kontroll ani pse ka pasur hyrje të shtetasve kinezë nga zonat e prekura, por që gjatë muajve të fundit këta nuk kanë udhëtuar në Kinë dhe për këtë arsye kanë rezultuar të pastër nga koronavirusi.

“Hyjnë në kontroll të gjithë shtetasit nga harta që posedojmë, por nuk kemi pas ndonjë rast”, potencoi epidemiologu.

Gjithashtu ai tha se në doganë ndodhet gati edhe dhoma e karantinës nëse do të ketë raste dyshuese.

“Kemi bashkëpunim me policinë, na kanë lëshuar një dhomë për karantinë. Kemi pajisjet, maskat dhe uniformat.

Kemi pasur shtetas që vijnë nga Kina banorë rezidentë në Evropë por nuk ka pasur ndonjë rast të dyshuar”, tha ai .

Më Shumë

E trishtë: Varroset sot i riu 17-vjeçar që humbi jetën me motor në Prizren

  Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident...

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

Lajmet e Fundit