12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit në rastin e Zhurit ku u vra një polic

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Masa e vazhdimit të paraburgimit do të llogaritet prej datës, 27.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 27.03.2020,

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

“I njëjti me anë të eksplozivit ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, në atë mënyrë që me datë 28.01.2020, rreth orës 20:00 në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së tij në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit (TNT) ku me rastin e bastisjes nga policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka gjetur vdekjen polici – tani i ndjeri me iniciale S.TH ”,

“Njëherit në shtëpi është shkaktuar dëm i konsiderueshëm pasuror dhe është shkaktuar rrezik i madh për jetën e policëve tjerë që ishin në oborr të shtëpisë, e që me datë 29.01.2020 në dhomën gjegjëse është zbuluar edhe sasia e eksplozivit të pashpërthyer (TNT) në peshë prej 809 gram, në vend, kohë dhe mënyrë të njëjtë të përshkruar sikurse në pikën 1 të dispozitivit të aktvendimit ka rezultuar edhe me lëndime të lënda trupore për policët e dëmtuar me iniciale A.M. dhe J.H. të cilët ishin në dhomë së bashku me të ndjerin S.ZH. , lëndime të lehta kanë pësuar edhe i dëmtuari me iniciale A.B. dhe fëmija i të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit