Bekri Murselaj
Miratimi i Ligjit të Pagave në Kosovë u bë “mollësherri” mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatave të Punëtorëve, për një kohë mjaft të gjatë shkaktoj pakënaqësi të mëdha te punëtorët e sektorit publik, lidhur me çështjen e koeficientit të pagave në sektorë të ndryshëm.
Ky ligj shkaktoj mosmarrëveshje të vazhdueshme saqë një pjesë e sektorit publik u ngrit në grevë tri javore, siç ishte rasti me sektorin e arsimit. Pas tri jave të grevës në arsim u arrit një “marrëveshje” mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatave të Punëtorëve, që ky ligj u “miratua” dhe u “votua” në Kuvendin e Kosovës, që po del të ishte as më shumë, e as më pak, se një “lojë jo e mirë”, e Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit publik, ku mbi 60.000 mijë punëtorë të këtij sektori sigurojnë të ardhurat e tyre mujore.
Ky ligj u “votua” në Shkurt të vitit të kaluar, për të hyrë në fuqi një herë në Tetor, e pastaj në Dhjetor. Loja me këtë ligj vazhdoi për disa muaj rresht, që rezultoi me pezullim në momentin e futjes në fuqi. Ligji në fjalë filloj si lojë, vazhdoi si lojë deri në momentin pezullimit dhe ndoshta do të përfundon si lojë. Ligji në fjalë, sipas të gjitha gjasave nuk do të futet në zbatim, ngase ky ligj më tepër iu ka shërby partive politike, për poena politik dhe për përfitime politike.
Kush fitoi dhe kush humbi nga ky ligj?
Sipas të gjitha gjasave, nga ky ligj përfituan partitë politike ndërsa humbën më shumë se 60.000 mijë punëtorë të sektorit publik.
Mos zbatimi i këtij ligji, nuk është rezultat i “ankesave” që thuhet kinse pezullimi ka ardh si rezultat i ankesave por ky pezullim më tepër është një pezullim politik, sesa pezullim shkak i ankesave, dhe njëkohësisht mungesë e buxhetit që si duket gjithçka u arsyetua kinse për ankesa.
Në këtë rast lind pyetja: si ka mundësi që ky ligj të pezullohet një herë deri më 30 Mars dhe tani përsëri deri më 28 Prill?! Dhe
Çka pas 28 Prillit? E shumë pyetje të tjera që mund t’ju drejtohen Qeverisë së Kosovës, që si duket edhe pas kësaj date do të “arsyetohen” për ndonjë gjë, vetëm e vetëm që, të vazhdohet loja me punëtorët e sektorit publik.
Si ka mundësi që ligjin ta miratojnë dhe pastaj ta pezullojnë?
Që për mua janë dy arsye të këtij pezullimi: e para se ligji në fjalë nuk ishte në planin buxhetor për vitin 2019 dhe e dyta se shkuarja në zgjedhje të parakohëshme, besoj janë bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji, që ka rezultu me mungesë buxheti për këtë ligj.
Ndërsa nëse këtë ligj, pas 28 Prillit, e rikthejnë për amandamentim në Kuvendin e Kosovës, kur mundet ky ligj pastaj mu miratu? Pas gjithë kësaj loje që po vazhdon mund të konkludojmë se ky ligj: mund të mos miratohet edhe nga kjo qeveri sikur të kaluarat, ku janë përdor punëtorët e sektorit publik për vota!
Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx