21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Ministria konfirmon ligjshmërinë e zgjedhjes së kryesuesit të Prizrenit, Sulltan Badallaj

Ministra e Administrimit Lokal(MAPL) ka konfirmuar ligjshmërinë e zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Sulltan Badallaj.

Shkresa i është dërguar kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Badallaj, që vjen nga opozita, prej fillimit të javës së ardhshme mund të fillojë ushtrimin e e funksionit të tij, shkruan “Koha Ditore”

Sulltan Badalli nga Partia Demokratike e Kosovës dy javë më parë u zgjedh kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren me 17 vota kundrejt kundër kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj, i cili mori 16 vota.

Më Shumë

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Lajmet e Fundit