5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Muriqi synim i gjigantëve anglezë, Leicester City i prin garës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është synim i disa klubeve të mëdha të Premierligës, për afatin kalimtar të verës, me ish-kampionin Leicester City që po i prin garës për 25-vjeçarin nga Prizreni. Çmimi i tij në treg vlerësohet të jetë 35 milionë euro

Ylli i Fenerbahces bëri bujë me aftësitë e tij sulmuese brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke ua nxitur vëmendjen shumë klubeve evropiane, e në veçanti atyre nga mbase liga më e fortë në botë, Premierliga angleze, shkruan Gazeta Express.

Forma mbresëlënëse me ekipin kombëtar të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe në fushatën kualifikuese për Euro 2020, si dhe me skuadrën e Rizespor në Superligën turke sezonin e kaluar, ia mundësuan Muriqit kalimin te Fenerbahce verën e vitit të kaluar.

25-vjeçari po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon me Fenerin, për të cilin i ka shënuar 14 gola dhe i ka dhënë 6 asiste në vetëm 25 paraqitje deri tani, duke i bërë shumë klube ta zgjojnë interesimin për të.

Mediat britanike shkruajnë vazhdimisht për një interesim të madh të klubeve nga liga elitare angleze për kosovarin.

Në garë për të janë Manchester United, Tottenham Hotspur, Burnley dhe Leicester City.

Ky i fundit, i shpallur kampion i Premierligës në sezonin 2015/16, i prin garës për Muriqin. Leicester është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, prandaj synon ta përforcojë skuadrën për paraqitje sa më të mirë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Trajneri Bernard Rodgers e sheh kosovarin si përforcim ideal për skuadrën e tij në fazën e sulmit. Ai pritet të vazhdojë ta vëzhgojë Muriqin deri në fund të sezonit, para se klubi i tij të bëjë ofertë për të në verë.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit