6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia Kundër Korrusionit ka njoftuar se ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të  gjithë zyrtarët e lartë publik.

Me këtë rast, AKK njofton se ka dërguar njoftimin tek të gjitha institucionet e Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave nga data 01 deri më 31 mars 2020.

Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

“Deklarimit të rregullt vjetor i pasurisë janë të obliguar t’i  nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti”.

“Në njoftimin  dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ka rikujtuar gjithashtu se  mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik dhe  mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228  për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal”, bëhet e ditur në njoftimin për media të Agjencisë Kundër Korrupsionit, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Prizren, anulohet repriza e “Komedia e Zezë” pas lëndimit të aktorit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e planifikuar të mbahej më 22 dhjetor, është...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit