Netanyahu shpall fitoren në zgjedhjet e treta të Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e treta të përgjithshme të Izraelit brenda një viti, pasi rezultatet e para jozyrtare kanë treguar se atij i mungon vetëm një ulëse për ta siguruar shumicën në Parlament.

Fitorja për Netanyahun, pas dy palë zgjedhjeve pa fitues gjatë prillit dhe shtatorit, do të jetë dëshmi për qëndrueshmërinë politike të liderit më jetëgjatë të Izraelit, i cili e ka zhvilluar fushatën e fundit nën hijen e gjykimit të ardhshëm për korrupsion. Ajo do t’ia hapë, po ashtu, rrugën Netanyahut që ta jetësojë planin e tij për aneksimin e kolonive hebraike në Bregun e okupuar Perëndimor dhe në Luginën e Jordanit, në kuadër të planit paqësor të prezantuar së fundi nga presidenti amerikan, Donald Trump, raporton Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Palestinezët e kanë refuzuar propozimin, duke thënë se i jep fund ëndrrës së tyre për ta krijuar një shtet të qëndrueshëm në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore këto të okupuara nga Izraeli gjatë luftës së 1967-s në Lindjen e Mesme.

Foto: Reuters

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit