27.2 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Vataj premton projekte investive në Gjinoc dhe Maqitevë

vataj ne fushatKandidati për kryetar të komunës së Therandës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ramë Vataj, gjatë një takimi elektoral me banorët fshatit Gjinoc, ka premtuar se gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Therandës, ky fshat do të përfitojë nga plani qeverisës “Theranda Evropiane” projekte infrastrukturore, të bujqësisë, kulturës, sporti etj.

Sipas Vatajt, prioritet gjatë qeverisjes së tij për këtë fshat do të jetë asfaltimi i rrugës Gjinoc-Dubravë, e cila është shumë e rëndësishme për këto dy fshatra, pastaj edhe kthimi i Zyrës së Ofiqarisë për t’ua lehtësuar marrjen e shërbimeve civile banorëve të shumë fshatrave përreth.

Edhe në Gjinoc, Vataj ka shpalosur programin “Theranda Evropiane”, duke shkoqitur pjesë nga planet investive në fushë të bujqësisë, pasta edhe prioritetet e tij në fushën e infrastrukturës rrugore dhe arsimore, në shëndetësi, në sektorin e kulturës dhe të rinisë etj. Po ashtu, Vataj dhe ekipi i tij kanë zhvilluar edhe një takim elektoral në fshatin Maqitevë, ku premtoi rregullimin infrastrukturës rrugore të këtij fshati malor, si dhe zgjerimin hapësirës shkollore për fëmijët parashkollorë të këtij fshati.

Vataj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të rishikohet edhe çështja e taksave komunale për banorët që jetojnë në vendet malore, sepse, sipas tij, nuk është e drejtë që malësorët të paguajnë taksa të shtrenjta aq sa edhe banorët e qyteteve.

Më Shumë

Dyshohet se u godit në kokë nga vinçi, humb jetën në vendin e punës 35-vjeçari në Mushtisht

Ka humbur jetën në vendin e punës një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga...

Vdekja e 35-vjeçarit në vendin e punës në Mushtisht – policia arreston dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të dyshimta gjatë orarit të...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit