Nga ky muaj paralajmërohet fluks i madh i ikjes së mjekëve nga Kosova

Prej këtij muaji është paralajmëruar fluks i madh i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova. Oferta të shumta për ta po vazhdojnë të vijnë nga shtetet tjera, kryesisht nga Gjermania, e cila edhe ka lehtësuar kriteret. Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi, shkruan sot gazeta Zëri.

Fluksi i madh i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Ky fluks paralajmërohet të shtohet edhe më shumë që nga ky muaj. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se Gjermania ka lehtësuar kriteret për mjekët e për infermierët kosovarë që ta japin kontributin e tyre në këtë shtet dhe se trendi i ikjes do të vazhdojë edhe më tej. Sipas tij, në rast se Ligji për Paga i cili parasheh paga më të larta për mjekët nuk kalon në këtë muaj, atëherë vendi do të jetë në një krizë humanitare.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit