Prizren/ 30 ditë paraburgim ndaj nënës që rrahu djalin e saj të mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së, dhe veprës penale kanosja nga neni 181 par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), njofton gjykata, përcjell PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 01.03.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 30.03.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku e pandehura me iniciale L.B., me veprimet e saj i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme djalit të mitur, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarin e ka djalë dhe viktimë e pambrojtur, nga karakteristikat e saj personale e cila dyshohet se vuan nga ç ‘rregullime mendore si dhe faktin se e njëjta ka ushtruar dhunë të vazhdueshme brenda familjes së saj tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër tjetër më të rëndë”, bëhet e ditur në komunikatën drejtuar mediave. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit