32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Blerim Reka

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka mbajtur konferencë për media, në të cilën u kërkua dorëheqja e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka, për hapjen e temës për korridorin për dalje në Durrës të Serbisë, raporton Ekonomia Online

Ministri Reka ditë më parë në një emision televiziv ka thënë se në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, asaj mund t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi,  deklaroi se ministri Reka i ka ikur përgjegjësisë së tij, ai duhet të marrë përgjegjësi për dialogun ndërmjet Kosovë-Serbi.

Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super ofertë

“Zgjidhja e mundshme e dialogut Kosovë Serbi janë korridore që duhet t’i hapë ministri Blerim Reka. Kjo kërkon përgjegjësi për një politikan të shekullin 21 duhet me ia kërkua përgjegjësin ministrit. Çështje territoreve është një aspekt tjetër, kemi familje që kanë qene viktima të daljes në Durrës. Ministri nuk ka empati dhe ndjeshmëri për vuajtjet e familjeve që ishin viktima qe zotëri Reka e prezantoi.

Kelemendi kërkoj nga Reka që të marrë përgjegjësitë publike të tij. Mes tjerash ai ka përmendur edhe paaftësitë e Qeverisë Kurti për viktimat e Durrësit.

“Reka duhet të reflektojë por përgjegjësi e tij publike kërkon dorëheqjen e tij nga posti. Presim që Reka të reflektojë me u përballë me përgjegjësitë e tij publike. Sot rezolutë amë e fuiqishme është të përballet me përgjegjësitë e veta zotëri Reka. Ne jemi dëshmitarë se qeveria Kurti po hapë vorre idesh dhe paaftësinë e tij për të marrë qëndrim. Paaftësia e qeverisë në temën e Durrësit”, ka thënë Kelmendi.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Lajmet e Fundit