Molliqaj: Kurti do të shkarkohet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të shkarkohet shpejt nga posti i tij.

Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nuk beson se do të zbatohet paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova, për shkak të mosheqjes së plotë dhe pa kushte të taksës ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Kosova nuk do të ndodhë, për shkak se Kurti do të largohet nga udhëheqja e qeverisë së vendit.

“Kurti do të shkarkohet, e them me bindje të thellë”, është shprehur Molliqaj në T7. /Express/

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit