7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Qeveria planifikon t’i prekë taksat

Ministria e Financave ka në plan që këtë vit të iniciojë ndryshimin e disa ligjeve që prekin taksat. Veç kësaj, do t’i fuzionojë në një agjenci të vetme edhe dy institucionet që mbledhin taksat brenda shtetit e edhe në kufi – Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës.

Synimet e këtilla janë shprehur në draftin e Programit Legjislativ për vitin 2020. Programi ende nuk ka kaluar në Qeveri, por bazuar në draftin e siguruar nga gazeta, Ministria e Financave ka paraparë t’i hartojë ose ndryshojë 17 ligje. Në mesin e tyre janë edhe disa që lidhen me taksat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është paraparë të finalizohen deri në qershor, kur edhe është planifikuar t’i përcillet Qeverisë për miratim, e pastaj edhe Kuvendit. Brenda të njëjtit muaj është planifikuar të procedohet edhe Projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

Mbështetur në legjislacionin ekzistues, ka dy norma tatimore për produktet: 8 për qind për ato bazë, dhe 18 për qind për të tjerat. Ndërkaq tatimi në të ardhurat personale është i përshkallëzuar – për të ardhurat vjetore deri në 960 euro nuk ka tatim, ndërsa për ato nga 960 deri në 3,000 euro norma tatimore është 4 për qind, dyfish më shumë është norma për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 euro, kurse 10 për qind është norma tatimore për të gjitha të ardhurat vjetore që e tejkalojnë shumën 5,400 euro.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit