Në Prevallë, 180 shtëpi dhe vila të zyrtarëve të lartë kanë tejkalime

Prevallë-vila të zyrtarëveKa disa ditë që njoftimi i ministrit Gashi ndodhet nëpër muret e vilave pa leje dhe me tejkalime në Prevallë, e i cili u bën thirrje pronarëve t’i rregullojnë vetë ato. Por shumë pronarë të këtyre vilave as që janë duke u lodhur të intervenojnë në rregullimin e tyre, madje disa nga ta as nuk i kanë ndalur punimet. Nuk e shohin të arsyeshëm këtë që po e bën kjo ministri, derisa thonë se me shtet nuk mund të shtyhen. Ministria e Mjedisit përkundër kësaj u bën përsëri thirrje poseduesve të pronave në “Fshatin turistik” të veprojnë.

Në të kundërtën, Ministria është e vendosur të zbatojë ligjet në fuqi, duke vazhduar rrënimin e atyre objekteve që kanë bërë tejkalime, transmeton KTV. 180 shtëpi dhe vila në këtë zonë, e që janë kryesisht të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të politikanëve, kanë tejkalime në ndërtim që nënkupton se nuk i kanë përshtatur planet e parapara që shtëpitë të visheshin me dru. Përveç rrënimeve në kampingun veror, Ministria e Mjedisit ka njoftuar edhe dy operatorët e telefonisë mobile “Vala” dhe “Ipko” të heqin antenat e vendosura pa leje në zonën e mbrojtur të Prevallës.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit