Komuna e Malishevës ka njoftuar se disa fshatra të saj nuk janë të pajisura me sistemin e ujësjellësit. Komuna ka rekomanduar banorët që të furnizohen me ujë të pijshëm nga fshatrat ku ka ujësjellës.
Në këtë gjendje është edhe fshati Bubavec. Zëdhënësi i komunës ka konfirmuar për Gazetën Shneta se në këtë fshat nuk ka ujësjellës.
Ndërkohë në këtë fshat janë izoluar familjarët e gruas së prekur nga koronavirusi. Zëdhënësi Artan Paçarizi nuk ka pranuar të tregoj sa është numri i kontakteve që janë izoluar.
Në Malishevë izolohen kontaktet, por shfaqet problemi i mungesës së ujit të pijshëm
Komuna e Malishevës ka njoftuar se janë vetizoluar të gjithë personat që janë identifikuar si kontakte me gruan e diagnostikuar me koronavirus Covid-19 në fshatin Bubavec, por në këtë komunë është shfaqur problemi i ujit të pijshëm pas vendosjes së komunës në karantinë.
Kjo për faktin se në disa fshatra të Malishevës nuk ka sistem të ujësjellësit dhe nga banorët po kërkohet që të shkojnë në fshatra ku kaë sistem të ujit që të furnizohen, shkruan Gazeta Shneta.
“Sa i përket furnizimit me ujë, njësia e Hidroregjionit jugor në Malishevë, ka këshilluar të gjithë qytetarët që të përdorin ujin e klorinuar nga sistemet e tyre, ndërsa vendbanimet që nuk kanë sistem të ujësjellësit, këshillohen që brenda mundësive të furnizohen me ujë nga fshatrat ku kanë sistem të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndryshe kryetari Ragip Begaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik dhe t’i respektojnë udhëzimet.