Suhareka me platformë online për regjistrimin e ardhjeve nga shtetet e jashtme

Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se ka krijuar platformën elektronike për regjistrimin online të personave të ardhur nga diaspora, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Për shkak të pandemisë, kjo komunë ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim, por edhe nga qytetarët që kohëve të fundit kanë vizituar shtetet e jashtme që të regjistrohen në platformën online.

Të dhënat e kërkuara janë emri dhe mbiemri, vendbanimi, telefoni, shteti prej nga vjen personi dhe data e hyrjes së tij në Kosovë. Në njoftimin e Komunës thuhet se të dhënat mbrohen sipas legjislacionit në fuqi, transmeton KOHA.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pat bërë thirrje që kryetarët e fshatrave dhe drejtorët e shkollave ti evidentojnë qytetarët të cilët kanë ardhur në javët e fundit nga diaspora dhe këto të dhëna ti dërgojnë te autoritetet lokale të shëndetësisë.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit