Këto ditë gjatë të cilave njerëzit po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, në rrjetet sociale janë nisur një sërë sfidash, në shumë prej të cilave janë përfshirë edhe nominimet.
Përmes tyre, të izoluarit sado pak gjejnë metoda të argëtimit dhe të tejkalimit të mërzisë që mund t’i kaplojë derisa po qëndrojnë brenda.
Natyrisht se në këto sfida janë përfshirë edhe personalitet e njohura shqiptare të skenës dhe ekranit.
Reperja Tayna e ka nisur një sfidë të sajën të interpretimit ‘freestyle’, ndërsa nën ritmet e “Wasabi Flow” e ka xhiruar një performancë që e ka shpërndarë në Instagram.
“I nominoj të gjithë talentët e rinj”, ka shkruar Doruntina Shala duke u kërkuar që ta etiketojnë, në mënyrë që t’ua shpërndajë videot në profilin e saj. /Telegrafi/