7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Paraja” e Bokshit merr në Dibër çmimin shfaqja më e mirë

Bokshi-parajaNë edicionin e XII të Festivalit të teatrove shqiptare në Dibër, që dita ditës dhe nga viti në vit po rritet dhe përforcohet në të gjitha aspektet, për kënaqësinë e artdashësve dibran dhe artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, u shfaqën 7 shfaqe të trupave të Teatrove-përfshirë edhe një monodramë.

Në natën e fundit të këtij edicioni të XII, pos Teatrit “Petro Marko” nga Vlora me shfaqen “Të gjithë me huqe…” një komedi e Laurent Baffi në të Eliona Thomaraj dhe monodrama e punuar nga Universiteti i Arteve dhe Teatri Kombëtar të Tiranës “Joan Padan dhe Amerikanët” në regji të Milto Kutalit, -monodramë që ishte jashtë konkurrencës, u interpretua për një orë e gjysmë për mrekulli me plot dinamike, dhe ngarkesë mbase edhe të tepruar- nga aktori Arben Derhemi, transmeton INA.

Kjo monodramë u shfaq, në “pritje” të vlerësimeve të Jurisë profesionale të Festivalit për ndarjen e çmimeve të e Festivalit, që kësaj here, për kënaqësinë e organizatorit, publikut dhe të gjithë shqiptarëve, këto çmimi i kishte siguruar operatori i katërt i telefonisë celulare në Maqedoni “Albafon”, me praninë e vetë drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Ardian Hoxha.

Juria profesionale e Festivalit në përbërje: prof.Dr. Selajdin Salihu, prof. dr. Agim Selimi dhe prof. Milto Kutali, kanë dhënë vlerësimin e tyre, vlerësime që do ti prezantojë drejtori i Festivalit Ylber Nuredini.

Vlerësimi i Jurisë është si vijon:

Çmimi special i Festivalit, për kontribut jashtë konkurrencës iu nda aktorit shqiptar nga SHBA, Pajazit Murtishit, i cili faleminderoi me vargjet e poetit Ali Asllani dhe aktorit nga Tirana Arben Derhemi.

Çmimet për role dytësore-joprotagoniste për aktore dhe aktor iu ndanë: për aktore: Eriona Thomarai dhe Besarta Fejza, ndërsa për aktor u shpall Albano Prodani për rolin e tij në komedinë “Borgjezi fisnik” nga Teatri i Korçës.

Aktore më e mirë u shpall Zarije Jonuzi-Xaka, nga Teatri Shqiptar nga Shkupi, për rolin e sajë “Xhen Perkins” në shfaqen “Paraja”.

Aktor më i mirë u shpall Çun Lajçi, për rolin e tij në shfaqen e Ekrem Kryeziut, “Përplasjet”.

Regjisor më i mirë i festivalit u shpall Erson Zymberi nga Teatri i Gjilanit për shfaqen “Pacienti i Dr. Frojdit”.

Shfaqe më e mirë e Festivalit të XII të teatrove në Dibër sipas vlerësimit të Jurisë profesionale, u shpall shfaqja “Paraja”, komedi e Rej Kunit, realizuar nga Teatri Shqiptar në Shkup, nga regjisori Ilir Bokshi, me aktorët: Luran Ahmeti, Zarije Jonuzi, Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi.

Çmimin në emër të Teatrit Shqiptar nga Shkupi, e pranoi nga dora e drejtorit ekzekutiv të kompanisë celulare “Albafon”, Ardian Hoxha, drejtori i Teatrit Shqiptar nga Shkupi, Adem Karaga, i cili edhe me pak emocione faleminderoi publikun e shkëlqyer artëdashës dibran, uroi festivalit ecuri të mbarë, duke faleminderuar dhe uruar punë të mbarë dhe suksese jo vetëm Festivalit, por edhe kompanisë “Albafon”.

Me një fjalë rasti, drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini, po ashtu uroi “Albafon” dhe e shpalli të mbyllur siparin e edicionit të XII të Festivalit me fjalët “Mirë u pafshim në edicionin e XIII –trembëdhjetë”.

Më Shumë

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit