7.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Krasniqi: Mos e shitni votën!

DSC_1888Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar me qytetarët e lagjes ‘Arbanë’.

Ai tha se mjafton vetëm një menaxhim i mirë i burimeve të panumërta të Prizrenit për t’i kthyer gjallërinë dhe pasurinë qytetit, pa nevojën e shumave marramendëse që premtojnë partitë e tjera, të cilat sipas tij, futen në rangun e gënjeshtrave.

“Nëpërmjet rimëkëmbjes së bujqësisë dhe blegtorisë, do të rritet mirëqenia e qytetarëve dhe prodhimi i punëtorëve. Nëpërmjet rimëkëmbjes së turizmit, do të rinohen objektet e trashëgimisë kulturore të cilat kanë nevojë t’u rikthehet dinjiteti i tyre historik. Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve, rimëkëmbet ekonomia e qytetit historik të Prizrenit”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Florin Krasniqi.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që t’i lexojnë programet politike të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, në mënyrë që zgjedhja e tyre t’u përshtatet nevojave.

“Vetëm në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje! beson se qytetarët do të mund të vënë re se në subjektet e tjera politike, veç emrave, nuk ndryshon asgjë”, tha Krasniqi.

“Kudo në Evropë dhe në botë, një i akuzuar nga gjykata jep dorëheqjen nga pozicioni i vet, ndryshe nga pushteti aktual politik në Kosovë, që nuk do t’ja dijë për Prokurorinë”

Krasniqi gjithashtu dënoi dukurinë e blerjes së votave, duke i quajtur këto ‘vjedhje industriale’ të cilat e bëjnë qytetarin vazhdimisht të varur dhe nuk i japin as të drejtën e lirinë që të ankohet më pas. “Blerja e votës, në konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje! do të thotë shitje e vetes dhe e lirisë individuale për të zgjedhur, si dhe shkarkon pushtetin aktual politik nga përgjegjësia dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas Malishevës, situata nga vërshimet normalizohet edhe në Rahovec

Pas ditës së vështirë të djeshme ku disa zona në Rahovec, përfshirë Fortesën dhe Ratkocin, u prekën nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet e...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit