7.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Trump aktivizon Gardën Kombëtare për të luftuar koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra tonelatave furnizime në tre shtetet e goditura më së keqi nga shpërthimi i koronavirusit: Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington.

Në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se garda do të jetë në komandën e tre guvernatorëve, shtetet e të cilëve përbëjnë 58 për qind të rasteve me koronavirus në gjithë SHBA-në.

Shteti i Nju Jorkut ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 15,000.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se mungesat e furnizimeve mjekësore mund të dalin në pah brenda ditësh.

Disa guvernatorë, përfshirë atë të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë që t’i kombinojë përpjekjet për sigurimin e furnizimeve mjekësore, duke thënë se shumica e udhëheqësve të 50 shteteve janë në garë kundër njëri-tjetrit për të blerë atë që është në dispozicion.

Në gjithë SHBA-në janë mbi 33,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus, ndërsa mbi 400 pacientë kanë humbur jetën.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit