Flamuri i Italisë me drita në kryeqytet, Del Piero falënderon Shqipërinë

Sot në Itali, rezultuan të vdekur plot 602 persona dhe numri në total i njerëzve që kanë humbur jetën nga Koronavirusi, është 6077. Italia po vuan, ndërsa shumë shtete të botës janë solidarizuar me shtetin axurr, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sot, tek Opera në Sheshin Skënderbej në Tiranë, u vendosën tre drita, të kuqe, jeshile dhe të bardha, duke bërë flamurin e Italisë.

Kjo gjë, i ka pëlqyer shumë legjendës së futbollit italian, Alessandro Del Piero, që ka falënderuar Shqipërinë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Del Piero postoi një foto të Operas dhe i bashkëngjiti emojin e dy duarve në shenjë falënderimi.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit