Policia jep detaje rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë për lëvizje

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton, njofton Klan Kosova

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit