Vendimi i Qeverisë, Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mbajtur sot konferencën e dytë për media, pas vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes për qytetarët, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit thotë se për këtë temë iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me kushtetutë. Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti. Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që iu është dërguar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.

Thaçi ka deklaruar se askush nuk qëndron mbi kushtetutën e Kosovës.

“Ajo çka dua të them është sesi president i vendit, duke respektu në tërësi mandatin tim, kemi kërkuar që të ardhme të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i përket zhvillimeve tjera përsëri e theksoj se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush.

Ftoj edhe njëherë për unitet qytetar, për kujdes maksimal”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit