Deputeti i Vetëvendosjes, Abrashi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për vendin.

Sipas tij, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike është jolegjitime.

“Këtë gjë, të huaj dhe vendor për 20 vite na e trumbetuan vazhdimisht”, shprehet Abrashi, shkruan ‘PrizrenPress’.

“Prandaj, vetëm zgjedhjet janë zgjidhja”.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua ditë më parë nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq ka paralajmëruar takim me të gjitha partitë politike për të formuar një qeveri të re.

Kundër idesë së Thaçit ka dalw edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Deputeti Abrashi tha se lakmia e paepur për pushtet dhe frika nga humbja e thellë nuk i arsyetojnë shkeljet kushtetuese.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! si e vetmja me mandat propozimi për Kryeministër ka vetëm një emër, Albin Kurtin”.

“Atë të cilin, e rrëzuan ligësisht e pabesisht. Çdo variant tjetër për të dalë nga situata që e krijuan vet, Kosovën e fundos në anarki, pasiguri politike dhe paqëndrueshmëri institucionale për një kohë të gjatë. Këtë nuk ia kemi borxh askujt”, shprehet Abrashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit