14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit planifikon të ndërtojë një stazë ‘PUMP TRACK’

Një stazë ‘PUMP TRACK’ është duke u planifikuar të ndërtohet në Prizren për të gjithë adhuruesit e këtij terreni.

Sipas njoftimit për kontratë, Komuna e Prizrenit ka planifikuar të shpenzojë për këtë stazë, 57 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë thuhet se kjo stazë do të jetë e gjatë 180 metra dhe gjithashtu do të shtrohet me asfalt special për ‘PUMP TRACK’ dhe që nga dhënia e kontratës, ky projekt pritet të realizohet brenda 60 ditësh.

Sipas Komunës së Prizrenit kjo pistë do të ndërtohet në afërsi të Qendrës Sportive dhe është projekt i Drejtorisë për Turizëm.

Komuna e Prizrenit për këtë projekt ka procedurë tenderuese të hapur dhe të gjithë Operatorët Ekonomik që tri vitet e fundit kanë punuar projekte të natyrës së tillë mund të aplikojnë deri me 6 prill.

Këto staza janë multi-sportive dhe të gjithë ata që përdorin ndonjë pajisje me rrota mund të përdorin, skateboarder-s, motoçiklistë, çiklistë, madje edhe personat që përdorin një karrige me rrota.

‘PUMP TRACK’ është një stazë e valëzuar, ka nivel të lartë të sigurisë, është e përshtatshme për të gjitha moshat me infrastrukturë gjithëpërfshirëse rekreative aktive, qofshin ata fillestarë apo profesionistë. /Kallxo.com

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit