Haskuka jep dy lajme të mira për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë dy lajme të mira për koronavirusin.

“Dje kishim dy lajme të mira. I pari ishte që kontaktet e personit të dytë që ishte diagnostifikuar me virusin COVID-19 ka kanë rezultuar negativ në testimet e tyre”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Lajmi i dytë ishte që i riu nga Korisha, i cili ishte ndër rastet e para i diagnostifikuar me COID-19 është shëruar, duke mos e përhapur më tutje virusin”.

Haskuka, ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdeshëm .

“Sidoqoftë këto lajme të mira nuk bën të na relaksojnë ngase simptomat e virusit mund të mos shfaqen për dy javë dhe kjo do të thotë se mund të ketë persona tjerë të infektuar për të cilët nuk dimë, si ishte rasti i gruas nga Korisha”.

“Sot ekipet e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë duke bërë intervista me familjarët dhe kontaktet e personit të tretë të infektuar në Korishë, në ndërkohë I ftojmë gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”.

“Të ndihmojmë stafin mjekësor profesional që të bëjnë punën e tyre duke respektuar masat”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit