Pink mposht koronavirusin, dhuron 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë

Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.

Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë, shkruan CNN

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.

Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.

Në njoftimin e saj këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”.

Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Lajmet e Fundit