Plani i Serie A: Kampionati mbyllet më 2 korrik

Nëse Serie A do të rifillojë më 20 maj, plani është që sezoni të përfundojë më 2 korrik, duke luajtur në fillim ndeshjet e mbetura të javës së 25-të, dhe pastaj 12 xhirot e mbetura.

Serie A është ndërprerë pas 8 marsit shkaku i COVID-19, dhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka përmendur 20 majin si datë për rikthimin e kampionatit.

Sipas Corriere dello Sport, 20 maj do të përdoret për ndeshjet e mbetura të javës së 25-të, të cilat u shtynë në fund të shkurtit.

Ndeshjet e shtyra atëherë ishin Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari.

Pas kësaj, kampionati do të vazhdonte me ndeshje çdo tre ditë. Xhiroja e fundit, do të luhej më 2 korrik.

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit