21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Duffy tregon detaje të përdhunimit

Këngëtarja Duffy është hapur duke treguar detaje rreth një përvojë katër javështe, gjatë së cilës u drogua, u përdhunua dhe u dërgua në një vend të huaj.

Kjo është hera e parë që ajo jep detaje nga përvoja e tmerrshme, e cila çoi në tërheqjen e saj nga muzika dhe mediat.

“Përdhunimi është si vrasje e gjallë, ju jeni i gjallë, por i vdekur”, ka shkruar ajo.

“E tëra që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht e gjatë, që ndonjëherë dukej se nuk po mbaron kurrë , për të rikthyer pjesët e mia të copëtuara”.

Ajo gjithashtu tregon disa detaje.

“Ishte ditëlindja ime, isha e droguar në një restorant, pastaj isha e droguar katër javë dhe udhëtova në një vend të huaj.

“Nuk mbaj mend që kam hipur në aeroplan dhe kam ardhur rreth e rrotull në pjesën e pasme të një automjeti udhëtimi. Më futën në një dhomë hoteli dhe sulmuesi u kthye dhe më përdhunoi.”

Ylli tha që ndjehej e frikësuar ta telefononte policinë, ngase mendonte se çdo veprim i saj mund t’i sillte situatë edhe më të keqe.

Duffy kishte albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2008 dhe fitoi tre çmime Brit Awards dhe një Grammy, por ajo praktikisht u zhduk pasi publikoii ??albumin e saj të dytë në vitin 2010.

Shkrimi i gjatë në faqen e saj www.duffywords.com, në të cilin nuk e emëron sulmuesin e saj, vjen një muaj pasi ajo u lajmërua për herë të parë për publikun, pikërisht përmes një shkrimi në Instagram.

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit