6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Kryetari i Suharekës bën thirrje që fshati Bllacë të vetizolohet

Shtabi Emergjent e ka mbajtur takimin e radhës ku kanë marrë pjesë edhe shefat e grupeve në Asamblenë Komunale nga subjektet politike e poashtu edhe institucionet tjera.

“Pas raportimit për të infektuar me Covid-19 nga fshati Bllacë vendosëm që të apelojmë për vetizolim të këtij fshati, e sidomos Lagjia “Suka”. Banorët e këtij fshati duhet ta trajtojnë situatën seriozisht dhe të mos bëjnë lëvizje e as vizita tek të afërmit, sidomos me pjesën e Komunës së Malishevës, sepse ajo zonë është në karantinë. Do të veprohet më tutje në raport me situatën dhe informacionet që na vijnë nga institucionet përkatëse “, njofton kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Komuna e Suharekës ka vendosur të marrë edhe disa masa shtesë:

– Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra;

– Do të bëjmë kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë;

– Asnjë qytetar të mos lejohet të hyjë në markete, banka, institucione dhe kudo në hapsira të ndryshme pa maskë dhe doreza;

– Në hyrje të secilit lokal apo qendër tregtare, ku bëhet frekuentimi i madh i qytetarëve vet bizneset duhet të marrin masa për dezinfektim;

– Do të shtohet numri i inspektorëve nga Komuna e Suharekës për mbikqyrjen e zbatimit të urdhëresave të caktuara për situatën e fundit.

– Fondi shtesë emergjent u shtua edhe për 40 mijë euro.

 

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit