8.4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ndejat në oda shtojnë numrin e të prekurve me koronavirus në Malishevë

Ndejat nëpër odat shqiptare janë traditë e vjetër. Por ky zakon nuk po harrohet as në këtë kohë, kur qëndrimi në grup po konsiderohet i rrezikshëm.

E një mbledhi si kjo, thuhet që është arsyeja që banorët e fshatit Banjë të komunës së Malishevës patën kontakt me personat që rezultuan pozitiv me virusin Covid-19.

Këtë e konfirmoi edhe vet kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj thotë që apeli i tyre ka qenë gjithmonë që masat e marra nga IKSHP-ja të respektohen.

Ndërsa tutje tregon edhe për gjendjen e të infektuarve.

Ndërkohë fshati Banjë tash e disa ditë është izoluar.

Në mesin e të prekurve në komunën e Malishevës ka edhe fëmijë, duke filluar nga një vjeq, tre, gjashtë e të tjere.

Ndryshe, Dega e Nismës në Malishevë ka reaguar ndaj nivelit qendror.

Sipas tyre, qeveria në detyrë po e injoron komunën me më të prekur nga Covid-19.

Gjatë ditës së hënë, nga kjo komunë rezultuan 17 persona pozitiv me koronavirus, në mesin e tyre edhe dy puntorë shëndetësor.

Më Shumë

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit