21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Malisheva nuk po i bindet assesi rregullave të koronavirusit, vetëm dje policia arrestoi 13 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Malishevë 13 persona për mos veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se 3 nga 13 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:35. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:32. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Malishevë, 07.04.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 07.04.2020 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 07.04.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Drenoc, Malishevë 07.04.2020 – 13:32. Janë arrestuar një (1) mashkull dhe një (1) femër, që të dytë kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Fsh. Drenoc, Malishevë  07.04.2020 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë  të rregulltë.

Fsh. Bellanicë, Malishevë, 07.04.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit