7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Zbulohen detaje, ja kur do të mbahet Eurovisioni

Grupi i Referencës së Këngëve në Eurovision, i cili përfaqëson të gjithë transmetuesit pjesëmarrës, ranë dakord që rregullat e Konkursit të Këngëve të Eurovisionit duhet të mbështeten për ngjarjen kur të kthehet në vitin 2021.

Kjo do të thotë që këngët që garojnë vitin e ardhshëm nuk mund të jenë në dispozicion para 1 shtatorit 2020, që përjashton përzgjedhjen aktuale të këngëve të zgjedhura për ngjarjen e anuluar të këtij viti”, thuhet në deklaratë.

Por, artisti që ishte zgjedhur për festivalin e këtij viti, mund të përzgjedhet edhe për vitin tjetër. “Ne e dimë se vendimi është zhgënjyes për shumë njerëz, por EBU dhe anëtarët e saj synojnë të festojnë këngët e këtij viti në muajt e ardhshëm në mungesë të një gare në vitin 2020”, vazhdon njoftimi.

Këngët do të shfaqen në të gjitha kanalet dixhitale, sa më shumë që të jetë e mundur në javët në vijim.

Festivali “Eurovision 2020” ishte planifikuar të mbahej në Rotterdam më 12, 14 dhe 16 maj. EBU dhe transmetuesit holandezë NPO, AVROTROS dhe NOS do të prodhojnë një shfaqje speciale të Eurovisionit.

“Europe Shine A Light” me qëllim të nderimit të dyzet e një pjesëmarrësve
Shfaqja do të transmetohet të shtunën 16 maj në orën 21:00 në vend të finales së madhe.

Më Shumë

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit