21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Zëdhënësi i Telekomit: Mbledhja e Bordit është shtyrë, s’ka shkarkime

Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi, tregon se nuk ka pasur asnjë situatë të jashtëzakonshme në këtë kompani, ndërsa thotë se nuk e di kush e ftoi Policinë dhe se këto veprime po bëhet “për të sjell frikë”.

Abazi e ka mohuar se do të ketë shkarkime të menaxhmentit të lartë të Telekomit dhe tregon se është anuluar mbledhja e bordit të përkohshëm, që kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka emëruar.

“Pashë tituj se do të ketë shkarkime, kjo nuk është e vërtetë”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Forca të shumta të rendit janë parë në ndërtesën e Telekomit, e zëdhënësi i kompanisë thotë se Policia është ftuar sepse dikush po dëshiron të ndjellë frikë aty.

“Ka pasur mbledhje të bordit, por mbledhja nuk është mbajtë. Kushdo qoftë që i ka ftuar policinë, ka bërë gabim të madh. Kushdo që i ka ftuar na kujton kohën e represionit dhe ish-pushtetit”, ka thënë Abazi.

“Të na pengohet puna cdo ditë si sot, kjo është e tmerrshme. Nëse Kryeministri i vendit bën cdo ditë deklarata për ndalje të gjakderdhjes financiare, apo stimulohet një gjakderdhje tjetër, duke i sjell policinë këtu dhe duke sjellë frikën”, shton tutje ai. /Express/

Më Shumë

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Lajmet e Fundit