50 pako ushqimore për familjet e Korishës

Komuna e Prizrenit sot ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë nga Korisha, fshat ky i cili me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është shpallur zonë karantinë që nga data 2 prill.

“Shpërndarja e pakove po bëhet me qëllim të lehtësimit të kushteve veçanërisht për familjet me gjendje të rëndë ekonomike nga ky fshat, me ç’ rast janë ndarë gjithsej 50 pako ushqimore, shpërndarjen e të cilave po e kryen në mënyrë vullnetare shoqata “Rinia e Korishës””, njofton Komuna e Prizrenit .

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Shtabi Lokal, në koordinim me Komunën e Prizrenit.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit