Prizren: Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren, gjatë kësaj jave, ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve për dhunë në familje.

Këtë për “Betmi për Drejtësi” e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës në fjalë, Afërdita Kicaj dhe gjykatësi kujdestar, Luan Berisha.

Të njëjtit bënë të ditur se ndaj katër të dyshuarve është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, katër persona të tjerë janë arrestuar të enjten në fshatin Mamushë të Prizrenit, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Kjo gjë u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit