Prizren, konfiskohen gjedhet e kontrabanduara

Policia e Prizrenit, gjatë një kontrolle ka gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe.

Sipas policisë, pronari i kishte kontrabanduara ato.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në thertoren e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur disa parregullsi ku gjendeshin tri mështjerra të gjalla pa matrikuj dhe 2.760 kg mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë të cilat janë konfiskuar nga njësiti i doganës”, njofton Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit