Del Piero: Futbolli duhet të ndryshojë

Alessandro Del Piero ka paralajmëruar se Serie A është duke u futur në një ‘territor të pashkelur’.

Edhe pse aktualisht është në Los Angeles, ish anëtari i Juventus ndjek me shqetësim zhvillimet në Itali.

Ikona e Juventus dhe futbollit italian beson se pas mbylljes në karantinë, futbollit mund të ketë nevojë që të pësojë ndryshime të mëdha.

“Ne të gjithë jemi duke përjetuar diçka që do të na sfidojë përgjithmonë”, ka thënë Del Piero, transmeton lajmi.net.

“Situata në Amerikë është e ngjashme me atë që kemi parë më herët në Itali, vetëm pak javë më vonë. Kishte nënvlerësim të situatës më herët, pastaj ankth, tashmë frikë, por gjithashtu vetëdijësim se duhet të jemi më të përgjegjshëm”, ka shtuar italiani.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi të mendojmë se çfarë progresi duhet të bëjmë, çfarë duhet të ndryshojë dhe pastaj të prekim butonin e rifillimit. Nuk e di çfarë ndodhë, por nuk mund të fshihemi më. Nuk mund të shohim vetëm të tashmën. Duhet të ndryshohet çasja e futbollit italian”, ka thënë ndër të tjerash Del Piero.

Serie A po planifikon që të rifillojë ndeshjet më 31 maj, për të përfunduar sezonin më 15 korrik. Ndeshjet pritet të luhen pa praninë e tifozëve.

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit