11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Begaj kërkon mospengim të furnizimeve me ushqime për Malishevën

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, sot ka mbajtur takimin e rregullt, ku janë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi jetike për banorët e komunës së Malishevës, dhe për këto çështje janë njoftuar edhe organet në nivel qendror, e që kanë të bëjnë me mospengimin e furnizimeve me gjëra ushqimore, për marketet në Malishevë.

Kryetari Ragip Begaj, ka raportuar për situatën aktuale ku sipas raporteve zyrtare, deri më tani me COVID0-19, janë prekur 68 persona, prej tyre një rast ka qenë me fatalitet, si dhe janë shëruar 15 persona.

“Në mbledhjen e sotme, u bë e ditur se ditëve të fundit, gjatë transportimit janë penguar tregtarët për sjelljen e furnizimeve në Komunën e Malishevës dhe jashtë Malishevës, përkatësisht për marketet ushqimore, e po ashtu pengesa kanë edhe bujqit për punimin tokave brenda dhe jashtë Malishevës, pastaj dorëzimi i qumështit dhe shërbimet tjera, siç janë shërbimet e internetit dhe kabllovikut, si dhe disa shërbime tjera me rëndësi vitale në këtë situatë”, thuhet në komunikatë.

Begaj, pas takimit, ka biseduar sot edhe ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, të cilin e ka njoftuar me këto kërkesa me rëndësi jetike për banorët e Komunës së Malishevës, dhe jemi në pritje të përgjigjeve dhe sqarimeve për këto çështje.

Begaj, përsëri ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë ti respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për tu mbrojtur nga virusi korona, të mbajnë distancën sociale, të mos dalin pa nevojë, edhe kur dalin për blerje, të del një person nga familja, të mbajnë higjienën e duhur dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Lajmet e Fundit