9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Ministri Quni bisedë telefonike me homologen nga Maqedonia e Veriut, flasin për pandeminë COVID-19

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni ka pasur një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, ndërsa kanë biseduar për situatën e krijuar në dy shtetet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19.

Në njoftimin për media po ashtu thuhet se është biseduar për gjendjen e gatishmërisë dhe aktivitetet e ushtrive përkatëse si dhe masat e marra për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional, por edhe ndërkombëtar.

Ministri Anton Quni ka falënderuar ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira.

Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e vendit në përballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

Quni e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktivitetet konkrete që po ndërmerr FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.

Ai po ashtu ministres Shekerinska i ka shprehur gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.

Në njoftim thuhet se edhe ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë. /Telegrafi/

Më Shumë

Bexhet Xheladini: Nuk i frikësohem koalicionit PDK-VV në Dragash, nga sot Shaban Shabani është i humbur

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit. Pas kësaj marrëveshje, ka...

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Lajmet e Fundit